Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Dyshohet se vodhi mbi 150 ‘Argeta’ në një market në Fushë Kosovë, bie në pranga një 38-vjeçar

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia, por kështu nuk ndodhi dje në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se marketi ‘Viva Fly’ në rrugën ‘Dardania’ gjatë ditës së djeshme ka qenë cak i vjedhjes nga një person.

38-vjeçari i cili u zbulua, dyshohet se ka vjedhur mbi 150 pashteta të llojit ‘Argeta’ e të cilat kapin vlerën e rreth 160 eurove.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net