Disidenti
Sport

Dyshime se në kartonin e verdhë të Xhakës ishte përfshirë mafia shqiptare

Hetuesit, që po e hetojnë kartonin e mesfushorit Granit Xhaka në fitoren e Arsenalit në Premier League në Leeds sezonin e kaluar, po shqyrtojnë një komplot të dyshuar kriminal, që përfshin mafien shqiptare dhe një ish-futbollist profesionist, i cili është dënuar për trukim ndeshjesh.

“Sportsmail” zbuloi në muajin qershor se hetimi i Federatës së Futbollit të Anglisë (FA) për kartonin e verdhë të çuditshëm të Xhakës për humbje kohe në ndeshjen e dhjetorit të kaluar iu kalua Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), e cila drejton luftën e Britanisë së Madhe kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, raportoi Daily Mail.

Hetimi i FA u shkaktua nga modele të dyshimta bastesh që u shfaqën në fund të fitores 4:1 të Arsenalit në stadiumin “Elland Road”, me 52,000 funte të vendosura bast për Xhakën që u ndëshkua në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner në minutën e 86-të, pasi u vonua të gjuante një goditje dënimi, pavarësisht se Arsenali po fitonte me shifrat 4:1 dhe kishte kontroll të plotë të ndeshjes.

Pamjet e këtij incidenti tregojnë mesfushorin duke qëndruar përpara topit në gjysmën e fushës së Arsenalit përreth 20 sekonda përpara se të ndëshkohej me karton të verdhë.

Vëllimi jashtëzakonisht i lartë i tregtimit në bursën e basteve “Betfair” mund të ketë qenë vetëm “maja e ajsbergut” për atë që po dyshohet se ishin të përfshirë shumë persona.

Hetuesit e NCA-së, për “Sportsmail”, kanë thënë se kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta në tregjet që nuk janë të rregulluara në këtë vend, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.

NCA-ja po shqyrton gjithashtu pretendimet se Alban Jusufi, një sulmues suedezo-shqiptar, i dënuar me pesë vjet pezullim për trukim ndeshjesh nga gjykatat suedeze në vitin 2017, investoi shuma të mëdha duke vënë bast që Xhaka të ndëshkohej.

41-vjeçari u shpall fajtor për korruptimin e portierit të AIK-ut, Kyriakos Stamatopoulos, me 150,000 funte për të mos performuar mirë përpara ndeshjes derbi kundër IFK Gothenburg në vitin 2017.

Federata e Futbollit të Suedisë e shtyu ndeshjen pasi u raportua se ishte e trukuar. Xhaka, i cili pritet të luajë për Arsenalin në duelin në udhëtim ndaj Crystal Palacet të premten mbrëma, ka lindur në Basel dhe luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, por është krenar për trashëgiminë e tij shqiptare.

Vëllai i tij më i madh, Taulanti, bëri 31 paraqitje për Përfaqësuesen e Shqipërisë.

Xhaka, 29 vjeç, u gjobit nga FIFA në Kupën e Botës “Rusia 2018”, pasi bëri me duar shqiponjën për të përfaqësuar simbolin shqiptar në fitoren 2:1 të Zvicrës ndaj Serbisë. Në këtë ndeshje, Xhaka shënoi njërin prej golave.

Formacionet zyrtare, Crystal Palace –Arsenal: Arteta iu bën vend përforcimeve në ndeshjen startuese

Disidenti.net

Ronaldo nxjerr në shitje aeroplanin 20 milionësh

Disidenti.net

Shifër “e çmendur”/ Mediumi spanjoll publikon pagën e Muriqit për muaj, javë, ditë e orë

Disidenti.net
Disidenti

Dyshime se në kartonin e verdhë të Xhakës ishte përfshirë mafia shqiptare