Planifikimi dhe përgatitja e trupit për muajin e agjërimit do të lehtësojë ndryshimin dhe do të zvogëlojë të gjitha simptomat të cilat do të mund t’i ndienit
Mbani në mend që jo vetëm e trajnoni trupin tuaj që të funksionojë këndshëm ndaj ushqimit më të pakët, por edhe sinjalizon trurin dhe oreksin e tënd që shpejt ofrohet, transmeton Telegrafi.
Përmbajuni ushqimit të shëndetshëm, flini më shumë gjumë dhe ushtroni rregullisht. Filloni çdo ditë me kafjallin e pasur me karbohidrate i cili lehtë zbërthehet, duke ju mundësuar që të jeni energjikë gjatë ditës.
Shmangni ushqimin e rëndë, të fërguar e të pashëndetshëm, shmanguni mishit, kripës dhe sheqerit i cili nxit reaksione në trup, gjë që mund të bëjë që të jetë dëshira edhe më e rëndë për të agjëruar.
Në fund të çdo dite hani racion të lehtë: përqendrohuni në pemë, perime, jogurt me sallatë të freskët.
2. Zvogëloni pirjen e kafes
Për të mos pasur dhembje të fuqishme koke gjatë disa ditëve të para të Ramazanit, filloni tani duke zvogëluar marrjen e kafeinës dhe zvogëloni filxhanët tuaj të kafes apo çajit gjatë ditës në mënyrë që të mësoni trupin që të funksionojë rregullisht pa kafeinë në orët e ditës.
3. Pini shumë ujë
Për të qenë të hidratuar gjatë ditës, shmangni materiet dehidratuese, duke qëndruar sa më larg diuretikëve siç janë kafja dhe çaji.