Disidenti
Lajme

Dy rrugë, një udhëtim: baba e bijë nga ShBA-ja që shërbejnë në Kosovë

0Shares

Kur lindet një fëmijë, prindërit vetëm mund të ëndërrojnë për atë se çfarë e pret në të ardhmen. Pak mund të imagjinojnë që të kenë karriera që bashkohen me njëra-tjetrën. Sidoqoftë, për një baba e një bijë, kjo u bë realitet, pasi të dy shërbejnë së bashku në Gardën Kombëtare të Virgjinias.

Udhëtimi i përbashkët ushtarak i majorit Joseph R. Viera dhe i vajzës së tij, rreshteres Kayla M. Jaeger u plotësua, kur të dy u dërguan në të njëjtën kohë në Kosovë në përkrahje të Operacionit të Përbashkët Gardian.

Të rritesh në Bronx të Nju Jorkut është përvojë që “Joey” nuk do ta harrojë kurrë. Ishte vështirë të rriteshe në një zonë ku droga ishte katalizator në rrugë – qoftë duke u shitur, qoftë duke u përdorur. Viera jetoi në shtëpi të kujdesit dhe ishte nën kujdesin e Shtetit të Nju Jorkut deri në moshën 18-vjeçare, kur i ishte bashkuar ushtrisë amerikane.

“Qëndrova larg bandave e drogave, jetë që shumë fëmijë nën përkujdesje e jetojnë, nëse nuk kanë rrugëdalje tjetër. Unë e shmanga këtë lloj jete duke iu bashkuar ushtrisë aktive”, tha Viera. “Ushtria më mori nga Nju Jorku dhe më lejoi që të shihja një anë tjetër të jetës. M’i mësoi disiplinën dhe urdhrat; ma dha strukturën, për të cilën kisha nevojë gjatë viteve të rinisë”, shtoi ai.

Hyrjet e babait dhe të bijës në ushtri – të ndara nga gati dy dekada, u bashkuan në Kosovë, ku u angazhuan si pjesë e shtetit Virgjinia në janarin e këtij viti. Ky ishte misioni i parë i Jaeger-it jashtë vendit, ndërsa për babanë e saj ishte i katërti, pasi më parë ka qëndruar edhe në Irak, Kuvajt e Jordani.

“Është e mrekullueshme që mund të them se misioni im i parë jashtë vendit është në të njëjtin vend me misionin e babait tim”, tha ushtarja e re.

“Gjithmonë e kam parë babanë si model dhe jam frymëzuar nga arritjet e tij, sidomos në karrierën e vet”, shtoi ajo.

Sot, Operacioni i Përbashkët Gardian është operacioni më i gjatë paqeruajtës i NATO-s dhe zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. KFOR-i është gjithashtu forca më e madhe paqeruajtëse e NATO-s në terren dhe përbëhet nga rreth 3.700 ushtarë nga 27 vende aleate e vende të tjera kontributdhënëse.

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net