Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Dy rrahje në Dubravë, bëhen llom të burgosurit

Dy rrahje kanë ndodhur në Burgun e Dubravës. Fillimisht u raportua se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje të dënimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili po ashtu është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

Një rast i ngjashëm është regjistruar në një pavion tjetër në po të njëjtin burg.

Dy të burgosur janë rrahur fort ndërmjet veti. Si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Për të dy rastet është njoftuar prokurori./Indeksonline/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net