Disidenti
Kuriozitete

Dy gra maskohen si gjyshe për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Skema e maskimit si “gjyshe” si duket nuk shkoi edhe shumë larg.

Dy gra në Florida u veshën si “gjyshe” në një përpjekje për t’u vaksinuar kundër COVID-19, deklaruan zyrtarët e shëndetit të enjten.

Veshja e tyre e çuditshme përfshinte, “mbulesat, dorezat, syzet – të gjitha”, tha Raul Pino drejtori i Departamentit të Shëndetësisë së Floridas në Orange County.

Punëtorët në qendrën e vaksinimit “Orange County Convention Center” vunë re se gratë “dukeshin qesharake” dhe i ndaluan ato para se të vaksinoheshin, deklaroi Pino.

Përveç kësaj, gjithashtu u raportua edhe një problem me ID-të dhe patentat e shoferit që ato siguruan.

Bëhet e ditur se dyshja kishte shkuar për dozën e dytë të vaksinës dhe me këtë rast Pino thotë se nuk e dinte se si ia dolën herën e parë dhe mbetet e paqartë nëse të dyja përdorën të njëjtën skemë.

“Unë nuk e di se si shpëtuan për herë të parë”, deklaroi ai.

Autoritetet deklaruan se njëra nga gratë ishte 44-vjeçare dhe tjetra ishte 34-vjeçe

A e dini pse dyert në banjot publike nuk arrijnë në dysheme?

Disidenti.net

“Shtëpia më e vetmuar” në botë që ndodhet në një ishull të braktisur, po shitet për 340 mijë dollarë

Disidenti.net

A dini si t’i lani atletet?

Disidenti.net
Disidenti

Dy gra maskohen si gjyshe për t’u vaksinuar kundër COVID-19