Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së pas lajmit për largimin e Andin Lokajt: Jam njoftuar se vendimi është personal

Komentatori ikonik i sportit, Andin Lokaj konfirmoi se ka ndarë rrugët me Televizionin Publik të Kosovës, të shtunën mbrëma.

Me anë të një statusi në Facebook, ai potencoi se ndeshja Marok-Portugali ishte e fundit e tij në RTK.

“Të nderuar dhe të rrespektuar, këto ishin emocionet e mia të fundit pas 5 vjetësh në RTK.

Më nuk do të jem pjesë e televizionit publik.

Ju dua dhe rrespekte”, ka shkruar ai në statusin pa ndërhyrje.

Nacionale ka kontaktuar me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili ka thënë se “vendimi është personal” dhe se “nuk kam pranuar kërkesë zyrtare nga ana e tij” për largim.

“Andin Lokaj nuk është larguar nga puna.Jam njoftuar se vendimi është personal por ende nuk kam pranuar kërkesën zyrtare nga ana e tij për përfundimin e kontratës”, ka thënë ai në një bisedë telefonike.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net