Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Dorina Mema flet për veprimin e Xhakës: Më pëlqeu, është mashkull

Për dallim nga Zana Avdiu, Dorina Mema nga Shqipëria ka bërë një mbrojtje të çuditshme të veprimit të Xhakës ku ai shihet duke kapur organin gjenital.

E ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022”, Dorina Mema ka thënë se i ka pëlqyer ky veprim i Xhakës derisa nuk është përmbajtur edhe nga deklarimet seksiste.

“Në Katar është përfolur veprimi i djalit, i Xhakës. Mua më pëlqeu, sepse në fund të fundit është mashkull. Më pëlqeu që reagoi, sepse e shanë, e kanë ofenduar. Ky e ka dëgjuar dhe normalisht që do u kthehet. Shyqyr që nuk isha unë atje.” – tha modelja e fitnesit.

Ajo vazhdoi më tej duke bërë deklarata nxitëse.

“Unë jam nga Kruja, jam për luftëra. Unë nuk tërhiqem mbrapsht. Ai njeri që të shan duhet të marrë atë që meriton. Ai duroi boll aty. Kishte shumë provokime dhe ishte vetëm. Mos harro që ishte vetëm, se po të ishin të gjithë shqiptarët bashkë ta shikonin ata se si iknin. Po Katari nuk ka shumë shqiptarë që të bëjnë tifo aty. Po flasim për një shqiptar që po na nderon,“ – ka shtuar Mema.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net