Disidenti
Lajme

“Dora e flliqt na la pa u taku”, reagojnë shokët e 39-vjeçarit që mbeti i vdekur nga gjuajtja me armë në Bon Vivant

0Shares

Mbrëmë, orën e fundit të 4 gushtit, më saktësisht reth orës 23:30, kryeqyteti i Kosovës – Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve ku humbi jetën një person, ndërsa mbetën të lënduar 17 të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mësoi Sinjali, viktima është 39-vjeçari Kastriot Ramadani, i cili ndërroi jetë në QKUK pasi nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Për vdekjen e tij kanë reaguar një numër i madh i shokëve të tij, të cilët me disa rreshta shkrim në llogaritë e tyre në “Facebook” shprehën dhimbjen që po ndjenjë për humbjen e mikut të tyre.

“Nuk kom fjal me shkru per veq se na kpute shpirtin o shoku jon Kastriot Ramadani😭 Pushofsh në Paqe vlla Drit t’past shpirti😭 Ngushllime Famlijes Ramadani🙏🏻🥹

“Njerzit e mirë ikin nga kjo botë e pist, Kastriot shoku, dora e flliqt na la pa u taku kto ditë si e kishim plan.Prehu ne paqe ti,e ngushëllime familjes Ramadani!”

Ramadani në momentin tragjik për të ishte i shoqëruar nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj.

Ky grup dyshohet se u përplas me grupin tjetër të krimit, ku bënte pjesë Andi Pajaziti i njohur me nofkën ‘italiani’, i cili është i njohur për rreth 150 vepra penale dhe u lirua para pak kohësh nga burgu, përplasje kjo e cila nisi kur të dyja grupet u fjalosën dhe nisën të përleshen edhe fizikisht, përleshje pas të cilës nxorën armët dhe i shkrepën disa herë në drejtim të njëri-tjetrit.

Përveç viktimës, të lënduar nga përleshja mbetën 17 persona, tre djemë dhe 14 vajza.

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Disidenti.net

Operacionet estetike biznes milionash për klinikat private në Kosovë, deri në 2 mijë € çmimi për ‘hundë të re’

Disidenti.net

I vdiq babai në Qabe, flet djali i tij: Nuk mundem me varros në vendlindje, vdekje të tillë pak kush përjeton

Disidenti.net