Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Doarsa Kica ulet në rend të parë kah LDK-ja në Kuvend, ua bën me dorë deputetëve të VV-së

Deputetja e re e LDK-së, Doarsa Kica, ishte ndër përfaqësuesit e parë të kësaj partie që shkoi sot në Kuvend. Ajo mbërriti aty bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.

Pasi qëndruan pak në këmbë, Kica u ul në rendin e parë të deputetëve të LDK-së, menjëherë pas Gashit e Abdixhikut, raporton Gazeta Express.

Kica më pas i përshëndeti nga larg dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezin dhe Fitim Ukën.

Kica së fundmi doli nga Lista Guxo dhe grupi parlamentar i VV-së për t’iu bashkuar LDK-së në opozitë.

 

 

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net