Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Do të subvencionohen bujqit që kanë më shumë se dy hektarë (2 ha) grurë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se bujqit duhet të kenë më shumë se dy hektarë grurë për të përfituar nga subvencionimi për kulturën e grurit.

“Po vlen (kriteri mbi dy hektarë) sepse unë besoj që përkrahja për bujqësinë nuk duhet me qenë vetëm nga Ministria e Bujqësisë por përkrahja duhet të jetë edhe në nivelin komunal”.

Kufizimi dy hektarë është minimumi i atyre që plotësojnë kriterin e aplikimit për sipërfaqe, ai që ka një hektar duhet me u subvencionu nga komuna, shtoi tutje ai.

Ministri i Bujqësisë në emisionin “Kallxo Përnime” tha se edhe subvencionimi i përkrahjes me naftë, farë dhe pleh pranveror është për bujqit që kanë të mbjella dy hektarë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net