Disidenti
Lajme

“Do me më kop barku, n’vend se me prit gjallë po e presim kufomën”, rrënqeth familjarja e mërgimtarit që vdiq në aksident

0Shares

Mëngjesi i së premtes ishte i kobvshëm për shtetin e Kosovës, ku si pasojë e një aksidenti komunikacioni kanë vdekur burrë e grua nga fshati Janqistë i Komunës së Malishevës, ndërsa dy fëmijët e tyre janë lënduar rëndë.

Lajmin për vdekjen e tyre, pas disa orësh kur edhe ndodhi aksidenti e morën edhe familjarët e tyre, të cilët kishin hapur dyert që t’i prisnin më të dashurit e tyre që po vinin nga gurbeti për pushime në Kosovë, mirëpo në ato dyer tani po shkojnë familjar e miq për t’i ngushëlluar në mënyrë që t’ua lehtësojnë më shumë dhimbjen.

Një familjare e tyre mes shumë emocioneve ka shprehur dhimbjen e madhe që po përjeton për këtë humbje.

“Jena tu e prit, po na vjen kufoma, nuk po muj mo se do me më kop barku, në vend se me prit gjallë, po e presim gjenazen”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, djali i cili i ka shpëtuar këtij aksidenti, është 5-vjeçar është operuar në këmbë në klinikën e Ortopedisë, ndërsa vajza 3-vjeçare gjenden në trajtim në Klinikën e Neurologjisë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net