Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Djali kërcënon me armë babain në Istog

Mbrëmë në fshatin Dubovë e vogël të Istogut, një person ka kanosur me armë babain e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet mëson se si dhe pse ka ndodhur ngjarja.

Fillimisht, babai i të dyshuarit është ankuar në Polici se është kanosur me armë nga djali i tij, ku pastaj i njëjti është larguar me një automjet në drejtim të panjohur. Sipas tij, kjo ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete.

Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se i dyshuari më pas është paraqitur në stacion dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Sinjali mëson se rasti është iniciuar si “Kanosje”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net