Disidenti
Lajme

Djali i ish-drejtorit të Policisë, i këput këmbën 23-vjeçares me Mercedes-Benz

0Shares

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë tip Benz përplasi një këmbësore 23-vjeçare. ABC mëson se në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani, 19-vjeç. Ky i fundit është djali i Erzen Berçanit, ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi gruan 23-vjeçare dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës. Aksidenti ka qenë aq i fortë sa mësohet se gruaja e aksidentuar, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme. Raportohet se ajo humbi njërën këmbë. 23-vjeçarja për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit të cilët edhe njoftuan ambulancën. E reja u dërgua më vonë në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar.Nga ana tjetër drejtuesi i Benz-it, me targa AA 888 XX, është shoqëruar në komisariatin nr.4 në Tiranë ku do të përballet me veprimet e mëtejshme hetimore. Sipas asaj që mësohet nga burimet në polici, i riu i është nënshtrua edhe testit të alkoolit, por nuk rezultoi që ai të ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net