PDK ka iniciuar formimin e Komisionit Hetimor që do të analizonte masat e marra prej periudhës së shpalljes së gjendjes emergjente për energjinë. Kurse Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që të formohet komision që do të hetonte sektorin e energjisë nga viti 2006 deri më 2022.
Deputeti i VV-së, Dimal Basha është përplasur me opozitën duke thënë se nëse ndodh hetimi nga 2006 e tutje, disa nga ta do të jenë protagonistë të hetimit.
“Për krimin që ka ndodhë në energji këto vite nuk mjaftojnë 6 muaj.
Po jemi me pasë hetim parlamentar, por me pesë hetim prej fillimi por jam i sigurtë qe keni me pa veten si protagonistë kryesor në këtë hetim. Krejtve kemi me ju kallxu. Qytetaret duhet ta dine se Kuvendi si institucion e ka veton me bo hetime me i ndihmu Prokurorisë”, u shpreh ai në seancën e Kuvendit.