Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Digjet ETC në Klinë, Policia jep informacionet e fundit

Supermarketi “ETC” që gjendet në Klinë është kapluar nga flakët.

Lajmin e ka kofnirmuar për Gazetën Sinjali Policia e Pejës.

Zëdhënësi për këtë rajon, Fadil Gashi, ka thënë se të gjitha njësitet janë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka shtuar se është shumë herët për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

“Sot rreth orës 6:30 të mëngjesit policia është njoftuar nga sigurimi se zjarri e ka kapluar qendrën tregtare ETC në Klinë. Ka dalë në vendngjarje, zjarrfikësit janë aty. Nuk ka persona të lënduar. Nuk e di a është ndalë zjarri ende”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.

Para disa muajsh ishte djegur edhe ETC në Pejë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net