Disidenti
Lajme

Dhunohen dy vajza, njëra në Istog e tjetra në Klinë

0Shares

Dy raste të dhunimit të vajzave janë raportuar të dielën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Njëri rast ka ndodhur në Istog e tjetri në Klinë. Policia ka bërë të ditur se rasti në Istog, dyshohet se ka ndodhur me 9 gusht të këtij viti ndërsa është raportuar një muaj më vonë ndërsa rasti në Klinë dyshohet se ka ndodhur të shtunën, transmeton IndeksOnline.

“Të shtunën rreth orës 23:00, në Klinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës, femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa edhe për rastin në Istog është arrestuar një person i cili dyshohet e me datën 9 gusht nga ora 14:00 deri në orën 16:00 ka dhunuar një femër. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net