Disidenti
Showbizi

Dhëndrri nga Kosova, nusja nga Tirana, jetojnë në SHBA, dasma që “çoi peshë” Prishtinën

0Shares

Ende pa nisur mirë sezoni i dasmavs, një çift nga diaspora është përkujdesur që kurorëzimin e dashurisë ta kenë me një natë speciale në Prishtinë. Fisniku me prejaedhje nga Skënderaji dhe Letiana nga Tirana jetojnë që shumë vite në SHBA.

Por, dasma e tyre mbrëmë bashkoi trojet shqiptare ngase u mbajt në Prishtinë. Në një ambient përrallor, Fisi dhe Leti kishin përzgjedhur gjithçka në detaje. Sinan Hoxha dhe Yllka Kuqi ishin dyshja që u përkujdes për atmosferë, ndërsa nuk mungonin as ansamble, tupana, trupë baleti dhe gjithçka tjetër në këtë dasëm madhështore.

Dasma e përbashkët mes çiftit nga Amerika solli shumë miq nga Shqipëria dhe kudo ku flitet shqip.

Katër flamuj kishin zënë vendin në katër anët e dasmës, ndërsa mysafirët nuk ngurronin të hedhnin shumë dollarë për çiftin që shkëlqente në çdo element. Sellma, Kaci dhe Valdrini u përkujdesën që nusja të shkëlqente në dasmën madhështore, ndërsa Norik Uka për fotografitë.

 

Dasma që zgjati deri vonë pas mesnate është bërë virale kudo në rrjetet sociale ndërsa po merr mijëra shikime edhe në Tik-Tok.

Xhuli thotë se u arrestua nga policët serbë në Shtërpcë: I shajta me nënë në shqip, m’i lidhën duart e më …

Disidenti.net

Shumë më e re se këngëtari, e dashura e Robert Berishës ju lë ‘pa fjalë’

Disidenti.net

Kaderi: Pos hundës s’kam asnjë operacion, edhe pak buzët

Disidenti.net