Disidenti
Lajme

Detaje të reja: Polici civil e plagosi në nofull dorasin e vrasjes në Ferizaj

0Shares

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen që ndodhi në Ferizaj.

Jashari në një prononcim për gazetën Nacionale ka treguar se një polic me rroba civile ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes.

Jashari ka bërë të ditur se i dyshuari është operuar në spital.

“Personi i dyshuar është në sptial, është operuar. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 1 të mëngjesit. Një person është vra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë fillimisht Jashari.

Polici në rroba civile kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e shoqëruar një të dyshuar tjetër për në stacion.

“Personi i dyshuar ka tentuar me ik, aty ka rastis polici në rroba civile, i cili ka qenë duke e transportuar një të dyshuar tjetër në Gjilan. Ai është prezantuar si polic që me u ndal i dyshuari, ai nuk është ndalë. Është rrezikuar edhe polici nga ana e të dyshuarit, dhe është detyruar me shti, e ka godit njëherë në nofull”, ka theksuar Jashari.

Duke folur për motivet që çuan deri te vrasja, Jashari tha se është ende herët.

“Motivi i vrasjes ende nuk dihet sepse vetëm një dëshmitar është intervistu kurse personat që kanë qenë me të dyshuarin jo”, theksoi Shukri Jashari.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net