Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Detaje nga plagosja në Gjakovë: Ish-dhëndri e gjuajti me armë zjarri në këmbë viktimën

Nga gjuajtjet me kallashnikov sot në rrugën “Yll Morina” tek salloni i bukurisë “Almira Nails” në komunën e Gjakovës, mbeti i plagosur i riu Jetmir Ukëhaxhaj. Siç mëson Gazeta Sinjali viktima pas ngjarjes ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal “Isa Grezda”.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e veta se viktima është plagosur në këmbën e majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës teksa konfirmoi rastin për Sinjalin gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me ç’rast Policia është vënë në kërkim të tij.

Ndërsa, siç mëson Sinjali nga burimet e veta i dyshuar për plagosjen e Ukëhaxhajt, i cili është ende në kërkim të Policisë së Kosovës është Kushtrim Beqa, ish-dhëndri i viktimës.

Deri më tani nuk dihen arsyet që çuan dyshen në këtë konflikt ku u përdor edhe arma e zjarrit.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili tha se “policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit”.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, tha Elezaj.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net