Disidenti
Lajme

Detaje nga aksioni i Njësitit antidrogë në Dubravë, bastisen dy shtëpi

0Shares

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:20, Njësiti i antidrogës në Pejë si rezultat i aplikimit me masa të fshehta ka zhvilluar një operacion policor dhe kanë arritur që të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar.

Siç njofton Policia, është arritur që te gjinden 38.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një telefon me dy kabllo mbushëse/karikuese për telefon.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit/gjykatës janë bastisur edhe dy shtëpi/lokacione.

“Dubravë, 24.04.2021-09:20. Raportohet se Njësiti i antidrogës në Pejë si rezultat i aplikimit me masa të fshehta ka zhvilluar një operacion policor dhe kanë arritur që të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovar, pastaj është arritur që te gjinden 38.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një telefon me dy kabllo mbushëse/karikuese për telefon.”

“Me urdhër të prokurorit/gjykatës janë bastisur edhe dy shtëpi/lokacione. Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona Samsung, një brisk si dhe ne lokacion tjetër janë gjetur dhe konfiskuar 11 tableta te dyshuar te llojit Tramadol, një palë çizme ushtarake me ngjyre te zeze te shfrytëzuar gjate hedhjes se narkotikut, dhe telefonin e llojit Samsung me dy kartela njëra IPKO dh tjetra Vala te shfrytëzuar ne rast nga i dyshuari. Te dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit ne konsultim me prokurorin janë dërguar ne mbajtje”, njofton Policia.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net