Në rrugën ‘Isa Kastrati’ para pak minutash është plagosur një person.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se rasti në fjalë ka të bëjë me një problem familjar.
Mësohet e viktima në këtë rast, emër i njohur për redaksinë është plagosur në këmbën e majtë, por që plumbi ka depërtuar tek këmba e djathtë dhe ka mbetur aty.

