Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Dështon Projektligji për Pensionet e Policisë së Kosovës, Berisha: Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit

Deputeti nga radhët e AAK-se Bekë Berisa, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, ka kritikuar pushtetin që nuk e mbështeti Projektligjin Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.

Berisha ka thënë se qasja e Qeverisë ndaj shtetit është për keqardhje.

“Nuk mbahet shteti kështu!

Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor

Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision.

Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit”, ka thënë Berisha.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net