Disidenti
Lajme

Deputeti ukrainas nis peticion për njohjen e Kosovës: Na duhen 25 mijë nënshkrime

0Shares

Deputeti Ukrainas, Oleksiy Goncharenko, mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovë, së fundmi ka nisur një peticion me një kërkesë të qartë – njohja e pavarësisë së Kosovë nga Kievi zyrtar.

Lajmin për fillimin e këtij peticioni e ka dhënë vetë, Goncharenko, përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Twitter.

Në këtë postim, deputeti ukrainas, që së fundmi mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, shpjegon se nëse peticioni në fjalë mbledh 25 mijë nënshkrime të qytetarëve ukrainas, presidenti në këtë rast, Volodymyr Zelensky, duhet të përgjigjet kësaj kërkese.

“Në sfondin e përkeqësimit të situatës në Kosovë dhe politikës agresive të Serbisë ndaj Kosovës, sugjeroj që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shqyrtojë mundësinë e njohjes së sovranitetit shtetëror dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në tekstin e peticionit i titulluar “Për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”.

Afirmimi i shtetësisë së Kosovës nga ana e Ukrainës, sipas Goncharenko, do të dëshmojë mbështetjen dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe sovranitetit të Kosovë.

“Rusia nuk e njeh Kosovën dhe i konsideron këto toka si serbe. Në të njëjtën kohë, propagandistët e Kremlinit pretendojnë se është e nevojshme të vendoset ‘i njëjti rend si Putini më 24 shkurt’ në Ballkan. Dhe përfaqësuesit e partisë së presidentit serb Vuçiç folën për ‘denazifikimin e Ballkanit’. Rusia, së bashku me Serbinë, po përpiqet të nisë një luftë, duke i justifikuar veprimet e saj si çështje kombëtare”, ka argumentuar më tej Goncharenko në tekstin e tij të peticionit.

Ndryshe Goncharenko, në një intervistë të dhënë për Albanian Post, muaj më parë kishte konfirmuar qëllimin e tij të qartë, se ai me doemos do të punojë që Kievi zyrtar të ndryshojë pozicionin e tij në raport me Kosovën.

“Kosova ka të drejtë në pavarësinë e saj, por përtej të drejtës tani më të vërtetë është momenti i duhur për Ukrainën që të shprehë mbështetjen për Kosovën”, kishte deklaruar ai.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net