Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Deputeti i VV-së: Kemi armatim në rast lufte në Kosovë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajçinovci ka thënë se Kosova është e gatshme dhe ka armatim të bollshëm për t’u mundur nga një luftë e mundshme.

Sipas deputetit, Qeveria e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës janë të gatshme t’i përgjigjen një pushtimi të mundshëm.

“Kosova është e gatshme të ballafaqohet me çfarëdo invazioni. Edhe qeveria, edhe FSK-ja, edhe policia edhe agjencitë ndjekëse. Është punuar, është armatosur, në nivel aq sa kemi mundësi financiare”, ka thënë ai në “DPT te Fidani”, raporton Gazeta Express.

Bajçinovci ka thënë se modelet e armëve janë të reja. Sipas tij, shteti mund të mbrohet me armatimin që e posedon.

“Kosova ka kapacitete, sepse është punu për një kohë të gjatë dhe ka përvojë edhe në këtë fushë. Ka armatim, është blerë armatim. Modelet janë të reja, por a duhet më shumë, duhet edhe më shumë. Me kaq sa kemi, shteti do të mbrohet”, ka thënë ai.

Muajve të fundit, kryeministri Albin Kurti ka përsëritur shpesh deklaratat e tij për një luftë të mundshme në Kosovë. Për mediat ndërkombëtare, Kurti ka thënë se spiralja e konfliktit në Ukrainë, mund të depërtojë në Kosovë përmes Serbisë si aleate e Rusië. /GazetaExpress

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net