Disidenti
Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes për Reuters: Kurti po tenton marrëveshje me opozitën – Kodin Civil në këmbim të zgjedhjeve

0Shares

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje – partia në pushtet – i ka thënë agjencisë së lajmeve britanike, Reuters, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po tenton ta bindë opozitën të miratojë Kodin Civil si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare në këmbim të zgjedhjeve të parakohshme.

Deputeti në fjalë, sipas Reuters, ka dëshiruar të mbetet anonim, ndërsa plani i Kurtit, të paktën për marrëveshjet ndërkombëtare është duke funksionuar, meqë Kuvendi i Kosovës pas një bllokimi të gjatë ka nisur t’i votojë këto marrëveshje që kërkojnë 81 vota të ligjvënësve.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ishte opozitari i vetëm i cili pranoi ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për takim më 13 maj ku mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare doli të jetë tema kryesore.

Ftesën e Kurtit për këtë takim e refuzoi Lidhja Demokratike e Kosovës dhe AAK.

Si LDK ashtu edhe AAK argumentuan se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetëm nëse kryeministri Albin Kurti jep dorëheqje.

Sipas tyre kërkesa e PDK-së për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës është e pakuptimtë.

Në anën tjetër partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Për LVV-në shkuarja në zgjedhje varet nga partitë opozitare.

Kurti javë më parë premtoi shtyrjen përpara të Projektkodit Civil – ku i përfshirë është edhe ligji për martesat brenda gjinisë së njëjtë e i cili nuk u miratua në lexim të parë në Kuvend në vitin 2022.

Ai tha se “personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëjë thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare”, në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net