Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër pas grevës që po mbahet nga SBASHK-u në krye me kryetarin Rrahman Jashari.
Ai përmes një postimi në Facebook tregoi se Projektiligji për paga është në konsultim, ku jo vetëm mësuesëve, por edhe mjekët, zjarrëfikësit e plotë të tjerë kanë nevojë për shtesa.
Sipas tij, kërkesa e Jasharit është e paarsyshme dhe tendencë të shantazhimit.
“Pra ka nevojë për Ligjin e Pagave, por urgjenca e Rrahman Jasharit është e paarsyeshme dhe del të jetë vetëm shantazh!
Nëse do t’ishte parimor, pse nuk i thirri grevat Rrahman Jashari në muajin korrik e gusht, por në fillim të shtatorit? Kjo e tregon që po synon pa arsye me shanatazhu Qeverinë, siç edhe ka ba me qeveritë tjera, por kjo qeveri as nuk shantazhohet e as nuk i nënshtrohet Rrahman Jasharit, që asnjëherë nuk e ka interes mirëqenien e fëmijëve”, u shpreh Basha.
Postimi i plotë
𝗚𝗿𝗲𝘃𝗮𝘁𝗱𝗵𝗲𝘀𝗵𝗮𝗻𝘁𝗮𝘇𝗵𝗶!
📌𝐏𝐨𝐢𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧ë 𝟏𝟎𝟎𝐞𝐮𝐫𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬ë, 𝐬𝐨𝐭!
▪️ Kjo Qeveri e ka Projektligjin e pagave në konsultime. Pra është procedurë, ku Projektligji kalon në konsultime në Qeveri dhe pastaj sjellet në Kuvend, ku edhe në fund votohet. Nëse mësuesit edhe Rrahman Jashari e dinë që ky ligj është duke u bërë, pse po i mban peng qindra mijëra fëmijë?
▪️ Tjetra, Projektligji për paga i rregullon të gjithë kategoritë, prandaj është jo korrekt prej vet mësuesëve që lejojnë me kërku trajtim të veçantë. 𝑬𝒅𝒉𝒆𝒎𝒋𝒆𝒌ë𝒗𝒆, 𝒛𝒋𝒂𝒓𝒓ë𝒇𝒊𝒌ë𝒔ë𝒗𝒆, 𝒆𝒑𝒍𝒐𝒕𝒕𝒋𝒆𝒓ë𝒗ë 𝒋𝒖𝒅𝒖𝒉𝒆𝒏𝒎𝒋𝒆𝒕𝒆𝒔𝒉𝒕𝒆𝒔ë, 𝒋𝒐𝒗𝒆𝒕ë𝒎𝒎ë𝒔𝒖𝒆𝒔ë𝒗𝒆, dhe prandaj duhet të presin të trajtohen të gjitha kategoritë me ligjin që po vie!
▪️ 𝐀𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐨𝐣𝐧ë 𝐦ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭𝐦ë 𝐤𝐞𝐪𝐬𝐞𝐭𝐣𝐞𝐫ë𝐭? Ja disa numra rreth pagave që marrin sot. Mësuesit i marrin mesatarisht 440 euro në muaj, dhe orarin e plotë e kanë mesatarisht 20 orë në javë. Në anën tjetër, mjekët marrin mesatarisht 610 euro për 40 orë punë në javë. 𝑲𝒋𝒐𝒑ë𝒓𝒌𝒕𝒉𝒆𝒉𝒆𝒕𝒔𝒆𝒎ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒊𝒑𝒂𝒈𝒖𝒉𝒆𝒕𝒎𝒆𝒔𝒂𝒕𝒂𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕 5 𝒆𝒖𝒓𝒐𝒑ë𝒓ç𝒅𝒐𝒐𝒓ë 𝒑𝒖𝒏𝒆, 𝒅𝒆𝒓𝒊𝒔𝒂𝒎𝒋𝒆𝒌𝒖𝒎𝒆𝒓𝒓𝒗𝒆𝒕ë𝒎3.5 𝒆𝒖𝒓𝒐!. Si atëherë na qenka urgjente kërkesa e Rrahman Jasharit për mësues me e rëndësishme se kërkesat e mjekëve, të cilët punojnë në kushte edhe më të rënda? Pra ka nevojë për Ligjin e Pagave, por urgjenca e Rrahman Jasharit është e paarsyeshme dhe del të jetë vetëm shantazh!
▪️ Nëse do t’ishte parimor, pse nuk i thirri grevat Rrahman Jashari në muajin korrik e gusht, por në fillim të shtatorit? Kjo e tregon që po synon pa arsye me shanatazhu Qeverinë, siç edhe ka ba me qeveritë tjera, por kjo qeveri as nuk shantazhohet e as nuk i nënshtrohet Rrahman Jasharit, që asnjëherë nuk e ka interes mirëqenien e fëmijëve.
📌𝐀𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭𝐭ë 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐡𝐞𝐧𝐠𝐫𝐞𝐯𝐢𝐬𝐭ë𝐭?!
▪️ 𝑵ë𝒂𝒔𝒏𝒋ë 𝒗𝒆𝒏𝒅𝒆𝒗𝒓𝒐𝒑𝒊𝒂𝒏- 𝒕ë 𝒎𝒂𝒋𝒕ë 𝒆𝒕ë 𝒅𝒋𝒂𝒕𝒉𝒕ë – 𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒊𝒏𝒖𝒌𝒊𝒑𝒂𝒈𝒖𝒂𝒏𝒈𝒓𝒆𝒗𝒊𝒔𝒕ë𝒕𝒑ë𝒓𝒅𝒊𝒕ë𝒕𝒒ë 𝒏𝒖𝒌𝒑𝒖𝒏𝒐𝒋𝒏ë. ASNJË! Ka vende që sindikatat ndajnë fonde për greva dhe i paguajnë, prandaj adresa për këto mospagesa duhet të drejtohet te shantazhuesi Rrahman Jashari që merr miliona euro nga anëtarësia, por jo nga shteti që respekton ligjin dhe vepron sikur të gjitha vendet evropiane.
▪️ Po, qeveritë tjera i kanë paguar edhe pse kanë grevuar, dhe kjo është arsyeja pse një analfabet si Rrahman Jasharit e ka fitu komoditetin me thir greva kurdo e pa asnjë arsye. Mirëpo ligji në Kosovë i trajton grevistët sikur në krejt Evropën, dhe kjo Qeveri e respekton ligjin dhe nuk lejon të shantazhohet nga një i paskrupullt si Rrahman Jashari. As mësuesit nuk duhet të binë pre e një shantazhuesi, marrë parasysh që Ligji është duke kaluar dhe sidomos duke e ditë problemin me cilësinë ku jemi shumë mrapa, shto këtu mungesat dhe pengesat me pandeminë.
▪️ Për me kuptu kush udhëheq me SBASHK-un dhe pse janë shantazhues dhe të paskrupulltë, vetëm lexone kërkesën e zavendësit, 𝗬𝗺𝗲𝗿𝗬𝗺𝗲𝗿𝗶, i cili publikisht deklaron, “𝒏ë𝒔𝒆𝑲𝒓𝒚𝒎𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊𝒆𝒓𝒓𝒊𝒕ë 𝒑𝒂𝒈ë𝒏𝒑ë𝒓50%, 𝒕ë 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉ë 𝒅𝒐𝒕ë 𝒋𝒆𝒎𝒊𝒎𝒆𝒕ë.” Kjo tregon se këta e kanë e shit votën me qeveritë e tjera, por që më nuk duhet të lejohet me kalu, e që për më tepër 𝒕𝒉𝒊𝒓𝒓𝒋𝒂𝒑ë𝒓𝒔𝒉𝒊𝒕-𝒃𝒍𝒆𝒓𝒋𝒆𝒕ë 𝒗𝒐𝒕ë𝒔ë𝒔𝒉𝒕ë 𝒗𝒆𝒑ë𝒓𝒑𝒆𝒏𝒂𝒍𝒆dhe prokuroria do duhej të mirrej me të, kurse mësuesit nuk do duhej të lejohen që të bëhet pazar me dinjitetin e tyre.
▪️ Për hir të korrektësisë, ka plot mësues që nuk i arsyetojnë këto greva, mirëpo ka edhe prej tyre që kanë përfitu nga kjo formë e shantazhit të rrahmanave dhe tash ju pëlqen të përfitojnë prapë, por marrë parasysh që ka ndrru qeverisja e pazareve, duhet të ndryshoj edhe qasja e sindikatave. Prandaj është e dhimbshme kur me mijëra edukatorë që i prijnë arsimit pranojnë të udhëheqen nga një analfabet si Rrahman Jashari, sepse besoj dhe e di që dinë dhe meritojnë më mirë!

