Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Deputeti gjerman tregohet i ashpër: Çfarë po bën Borelli? BE-ja t’i bëjë më shumë presion Beogradit

Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka thënë se situata në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon veprime të menjëhershme.

Politikani gjerman ka pyetur se në gjithë këtë situatë të tensionuar çfarë është duke bërë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.

Abraham thotë se “vringëllima e shpatës” së Serbisë është e rrezikshme, e papranueshme dhe e papërgjegjshme..

Sipas tij vendosja e qetësisë është ajo me të cilën duhet marrë dhe potencon se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë më shumë presion Beogradit.
‘Situata në Kosovë dhe Serbi kërkon veprim të menjëhershëm. Çfarë po bën Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borell? Vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme. De-përshkallëzimi është rendi i ditës. Është i nevojshëm një presion më real i BE-së ndaj Beogradit”, ka shkruar Abraham.
Image
[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net