Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Deklaratat e shpeshta të Kurtit e Osmanit për luftë, Bekë Berisha: S’janë kah dinë as vet çka po thonë

Situata Ukrainë-Rusi ka shtrirë ndikim frike edhe në Evropë e rajon. Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa gjatë gjithë kohës po dalin me deklarata se sa rrezikohet edhe Kosova nga ndikimi rus, përmes Serbisë.

Periskopi ka pyetur deputetin e AAK’së, Bekë Berishën se çka mendon për komentet e shpeshta të krerëve të shtetit për luftë, të cilat pa dyshim që po përhapin edhe panikë tek populli…

Berisha nuk ka dashur të komentojë shumë, megjithatë i tha një dy fjalë.

“Vet i kemi zgjedhë. Ata po shihet se nuk janë në ngjarje për kurgjo, nuk ma merr menja që ata janë ka dijnë se çka janë ka thonë”, ishte deklarata e deputetit të AAK’së, për Periskopin.

Kosova është në rrezik. Rajoni është në rrezik. Ballkani në rrezik, Evropa në rrezik. Bota në rrezik. Këto janë fjalët më të shpeshta që kemi dëgjuar përgjatë krejt javës nga ana e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. Situata e luftës dhe agresionit rus në Ukrainë ka hapur plagët e luftës edhe në Kosovë, ndërkohë e gjithë bota është kthyer me vëmendje kah këto dy shtete…

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net