Disidenti
Sport

Deklarata qesharake e Ismet Munishit: Le t’më thirrë Southgate n’telefon, nëse do me eliminu Francën

0Shares

Ismet Munishi është një nga trajnerët më të njohur të Kosovës. Në fakt, ai është larg figura më e popullarizuar në opinon i futbollit vendor kosovar.

Ai vazhdimisht bënë deklarata të cilat e vendosin në qendër të vëmendjes, duke mos i shpëtuar shpesh edhe kritikës.

Një deklaratë të çuditshme, z. Munishi e bëri edhe dje, gjersa po komentonte ndeshjen mes Francës dhe Polonisë, të cilën e fitoi ekipi i gjelave.

Teksa komentonte ndeshjen e radhës të Francës, e cila zhvillohet kundër Anglisë, Munishi foli për Gareth Southgate-n, kryetrajner i Anglisë.

Çfarë lojëtarë janë këta, e kqyrim me Anglinë. Edhe Anglia, ai Southgate, që don me eliminu Francën, mue veç le t’um thirrë. Ai vec një problem e ka, veç qysh me ndal Mbappen. Dembele e humbë topin vetë, del me top në korner, ky tjetri (duke aluduar në Olivier Giroud v.j.) e pret naj top në hava, me ja ndërpre oksigjenin më herë s’ka çka bon” – deklaroi z. Munishi në RTV Dukagjini.

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net