Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, i cili menaxhon spitalet e vendit, ua ka pezulluar pushimet të gjithë stafit shëndetësorë në vend për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve me COVID-19.
“Për shkak të rritjes rapide të numrit të rasteve me COVID-19, në nivel të ShSKUK-së, pezullohen përkohësisht të gjitha pushimet vjetore nga dita e hënë, 23 gusht”, thuhet në një njoftim të ShSKUK-së, shkruan Gazeta Insajderi.
Por, teksa punëtorët shëndetësorë do të obligohen të jenë në punë, pa pushim, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar vazhdimin e organizimit të dasmave por me “shumë kufizime”.
Sipas ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, dasmat nuk do të ndalohen për arsye të rezervimeve paraprake të kryera nga qytetarët për këto ngjarje. /Insajderi.org

