Disidenti
Sport

Dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Çekisë, interesimi i jashtëzakonshëm bllokon faqen e federatës

0Shares

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë sot në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e cila është planifikuar të luhet në datën 12 tetor në Tiranë. Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm duke parë faktin se mund të jetë vendimtare për kualifikimin në Europian.

Mbi 200 mijë kërkesa për një biletë ka pasur menjëherë pas fitores ndaj Polonisë dhe pasi dolën sot në shitje, ka rënë faqja e Federatës. Për disa minuta, ka qenë e pamundur që të provosh për të blerë një biletë dhe shumë prej tifozëve, janë detyruar të presin.

Çmimet e biletave, ende nuk janë publikuar dhe mund të zbulohen vetëm duke e blerë, megjithatë për momentin duket e pamundur dhe në vazhdim, pritet që të rregullohet gjithçka.

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net