Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ishte një prej emrave më të sukseshëm dhe më të kërkuara të skenës përgjatë sezonit të verës.
Por, pas angazhimeve, Dafina këto ditë ka gjetur kohë për t’u relaksuar në një destinacion bregdetar.
Atje artistja ka zbuluar se ndodhet me të dashurin e saj të ri, ndërsa nuk kanë munguar edhe imazhet e ndryshme që ndau me fansat në Instagram.
E veshur me bikini të zeza dhe mini-fund gri, autorja e “Malli” theksoi belin e hollë dhe linjat e formësuara.
Në një tjetër, Dafina shihet duke shijuar rrezet e diellit në një pishinë, teksa përball ka pamjen përrallore të detit.
“Unë kurrë nuk humbas, ose fitoj ose mësoj”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazhit.
Megjithatë, ndonëse në pushime Dafina ka zbuluar se të premten pritet të lansoj këngën e re “Xhane xhane” që do të jetë në bashkëpunim me Klajdin dhe Brunon. /Telegrafi/