Disidenti
Lajme

Daçiq e përfshin Kurtin në krejt kaosin e protestave që po mbahen në Serbi kundër rezultateve të zgjedhjeve

0Shares

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se “nuk do të jetë çudi nëse Albin Kurti do të mundohet të përfitojë nga ajo që po ndodh në skenën politike të Serbisë”.

Ai në televizionin në shërbim të regjimit serb “TV Përva” ka thënë se “ka një sinkronizim të vazhdueshëm mes asaj që ndodh në skenën e brendshme dhe asaj që bën Kurti”.

Daçiq ka pretenduar se “Serbia është faktor konstruktiv në dialog”, ndërsa Kurti, “duke refuzuar të zbatojë atë që është nënshkruar më shumë se dhjetë vjet më parë, vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së”.

“Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat e saj kombëtare. Ne nuk jemi gati për shantazhe dhe për futjen e temave të reja në dialog. Këto protesta po zhvillohen për të dobësuar pozitën e Serbisë, por nuk heqim dorë nga politika jonë shtetërore”, ka pretenduar Daçiq.

Ai ka shtuar se ndoshta në shkurt do të ketë një përqendrim më i madh i presionit ndaj Serbisë në mënyrë që të bëhet sa më shumë sa i përket Kosovës.

“Do të ishte mirë që këtë periudhë ta presim në një epokë të stabilitetit politik, pra me organe shtetërore të konstituuara dhe të kemi një shumicë politike në të gjitha nivelet”, ka thënë Daçiq i bindur se megjithatë do të fitojë ndonjë pozitë në qeverinë e ardhshme serbe.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net