Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Çonu se s’paska send këtu: Konjufca ndërpren seancën e Trustit i nervozuar me mungesën e kuorumit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ndërprerë papritmas seancë e Kuvendit, duke qenë se nuk kishte kuorum për të vazhduar seanca. Ikja e shpejtë e tij nga seanca, na e kujtoi fjalinë e famshme që thuhej se e kishte thënë Agim Veliu dikur: “Çonu se s’paska send këtu”.

“E ndërprejmë seancën, vazhdojmë nesër në orën 10:00”, tha Konjufca.

Kujtojmë se në rend dite, sot ishte edhe Projektligji për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka kritikuar deputetët që nuk po i votojnë Projektligjet që janë në rend dite, duke ua bërë me dije se ‘kështu s’ka as Trust’.

“A e ndërprejmë seancën krejt se nuk ka kuptim kështu, çfarë Trusti. S’ka Trust çfarë Trusti, ose funksionon Kuvendi ose nuk funksionon. Pe ndërprej vëlla edhe ditën e mirë. Ja nuk ka kështu. Veç edhe këtë projektligj e votojmë edhe shkojmë kah shpia, ecim”, tha ai./Periskopi

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net