Disidenti
Ekonomi

Çmimi i naftës në Kosovë do të bie para Vitit të Ri

0Shares

Një rënie e tillë po reflektohet edhe në Kosovë.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, për Telegrafin ka thënë se rënie e lehtë e çmimeve të naftës po bëhet edhe në Kosovë duke shtuar se zbritja do të ndodhë para vitit të ri.

Ai ka thënë se çmimi i naftës përcaktohet nga bursa botërore dhe organizata prodhuese OPEC.

“Sa i përket çmimit të naftës është fakt që e përcakton bursa botërore dhe organizata prodhuese OPEC. Çmimet kanë filluar ta kenë një rënie të lehtë, kështu që edhe në Kosovë është duke u reflektuar”, tha Berjani.

Çmimi i derivateve nuk duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve të tjera në tregRritja e çmimit të derivateve, kryetari i naftëtarëve: Qytetarët po shërbehen me çmimet më të lira në rajonÇmimet e derivateve të naftës do të ngriten deri në fund të vitit në KosovëRriten çmimet e derivateve në Kosovë
Sipas tij, një litër naftë në Kosovë po tregtohet me 1.16 euro deri 1.20 euro, kurse e benzinës me 1.20 euro deri 1.30 euro.

“Pra, një ulje e lehtë e çmimit ka filluar të jetë edhe në Kosovë, ky është një sinjal i mirë se zbritja do të ndodh para vitit të ri, e jo pas saj ashtu siç ishte paralajmëruar nga OPEC”, përfundon ai.

Shatri: Rritja reale e çmimeve është 40 për qind, paga 500 euro shpenzohet për artikujt e shportës

Disidenti.net

S’ka krizë për diasporën kosovare: për 9 muaj, remitencat arrijnë 916 milionë euro

Disidenti.net

Euro barazon dollarin

Disidenti.net