Disidenti
Lajme

“Çka po çon fjalë për mua…”/ Plas sherri mes 53-vjeçarëve në Istog, njëri nga del nga vetura dhe e godet në fytyrë tjetrin

0Shares
Një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar në sulm, gjatë ditës së djeshme, në fshatin Shushicë të Istogut dhe si pasojë njëri përfundoi në ndalim policor.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari S.S., 53-vjeçar, ka sulmuar një person po ashtu 53-vjeçar, derisa po kthehej në shtëpi me veturën e tij.

Për shkak të një mosmarrëveshje që kishin dy palët, siç duket i dyshuari vendosi t’i qërojë hesapet në rrugë, ku për një moment e ndal automjetin dhe iu drejtohet viktimës me fjalët “çka po çon fjalë për mu…”, duke e goditur në fytyrë.

Burimet e Sinjalit brenda emergjencës kanë thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas Policia e ka dërguar në stacion për ta intervistuara.

Pas marrjes së deklaratave nga të dy palët, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe i njëjti ngarkohet me veprën penale “sulm”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net