Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Çitaku: Më dhemb kur dëgjoj “nuk jetohet në Kosovë”, Amerika e Zvicra s’janë fusha me lule

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se një prej problemeve serioze me të cilat përballet Kosova, është emigrimi i të rinjve.

Ajo ka thënë se sapo të dalësh jashtë kryeqytetit, në zona më periferike, vërehet mungesa e madhe e të rinjve kudo.

Ajo ka kërkuar që të rinjtë të gjejnë kurajën për të gjetur rrugët që ta shohin veten brenda shtetit tëë tyre, Kosovën.

“Urrejtja ndaj politikanëve është shndërruar në padurim edhe ndaj shtetit. Më dhemb kur dëgjoj nuk jetohet në Kosovë. Ne që e kemi pasur rastin ta shohim, nuk është fushë me lule as në Amerikë, as Zvicra”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka thënë se shteti duhet të krijojë rrethana më të mira për të rinjtë.

“Duhet ndërtuar një kontekst më i mirë, ku të rinjtë mund ta reealizojnë veten. Përkundër sfidave, nuk bën me heqë dorë nga vendi”, ka deklaruar ajo. /GazetaExpress

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net