Disidenti
Lajme

Çfarë tmerri!/ Latifi për armët që u gjetën në shkolla në Ferizaj: As UÇK nuk ka pasur kaq armatim

0Shares

Profesori universitar dhe analisti politik Blerim Latifi, ka reaguar pas konfiskimit të një arsenali armësh nga ana e Policisë së Kosovës në një shkollë në Ferizaj.

 

Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, është shprehur me ironi duke thënë se as Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ishte më e armatosur,.

“Armë të ftohta e të zjarrit të gjetura nga policia tek nxënësit e shkollave në Ferizaj. Çfarë tmerri! As UÇK s’ka pasë kaq armatim në ditët e saj të para”, shkroi profesori Latifi në ‘Facebook’.

Policia e Kosovës, ka njoftuar gjatë së premtes se nëpër shkolla në qytetin e Ferizajt, kanë gjetur një arsenal armësh të ftohta por edhe armë zjarri.

PK-ja njoftoi se gjatë kontrollit janë gjetur pesë armë zjarri pistoleta, dy armë të gjata gjysmë automatike dhe 40 thika.

Avokati Halilaj, ka një mesazh për familjen e heroit Bunjaku: Mos i pranoni për ngushëllim ata që e mbajtën në zyrë Milan Radoiçiqin

Disidenti.net

Avokati Asdren Hoxha tensionohet kur pyetet se a është mbrojtës i të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Disidenti.net

Historiani shqiptar: Banjska e Mitrovicës ishte vendbanim shqiptar

Disidenti.net
Disidenti

Çfarë tmerri!/ Latifi për armët që u gjetën në shkolla në Ferizaj: As UÇK nuk ka pasur kaq armatim