“Big Brother Vip” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta.
Tre banorët e rinj, Gerti, Lorenci dhe Jori kanë pasur një mision nga Vëllai i madh. Ata kanë shkatërruar shtëpinë gjatë natës dhe tashmë banorët e tjerë duhet të gjejnë se kush kanë qenë tre personat që kanë bërë gjë.
Ndërkohë, pas një nominimi të fortë me Luizin dhe Kristin, ishte Armaldo ai që la shtëpinë e “BBV” këtë të shtunë. E teksa ditën e sotme banorët kanë zhvilluar lojën e “Ninxhas”, Luizi është befasuar nga kjo lojë madje deklaroi se kishte frikë mos ia merrnin Kiarën në gjumë.
“Kjo tregon sa gjumin e rëndë e ka e gjithë shtëpia. Unë po shihja a e kam Kiarën aty, thashë mos ma kanë marrë dhe Kiarën…”, tha Luizi. SHIKO VIDEO-n KËTU:

