Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Çerkica Rexhepi: Në vitin 1993 kam shku nuse në Pejë

Aktivistja Çerkica Rexhepi në emisionin “Kallxo Përnime” ka rrëfyer historinë e saj.

Rexhepi ka thënë se në vitin 1993 është martuar me një djalë në qytetin e Pejës.

Ajo ka thënë se me vullnetin e saj ka shkuar nuse dhe ka jetuar nëntë muaj me familjen e djalit në fjalë.

“Unë u martova në Pejë. U bëra nuse. Me vullnet jam martuar. Jam martuar me një djalë. I kam hyrë brenda djalit, me vello. Në vitin 1993. U martova, qëndrova aty nëntë muaj”, ka thënë  Rexhepi.

Ajo ka rrëfyer se nuk ka qenë e martuar zyrtarisht.

Çerkica Rexhepi tutje ka thënë se në atë kohë e kanë kërcënuar duke i thënë se do ta lajmërojnë në Polici për këtë çështje.

“Më kanë thanë që kanë me t’i thirrë policinë, Policia e atëhershmit si e kanë marrë vesh që je gay, t’i kanë thye këmbë e duar, të kanë lënë invalid”, thotë ajo.

Rexhepi teksa ka rrëfyer jetën e saj ka thënë se është kthyer në vendlindjen e saj në Fushë-Kosovë kur i kanë thënë se familja e saj e kanë kuptuar që Çerkica është martuar në Pejë.

“Më thanë që e kanë kuptu familja që janë martuar, edhe kanë me t’i sjell Policinë. Pas kësaj, mbas dy ditëve jam kthyer e jam ardhur në Fushë-Kosovë. Kur kam ardhur në Fushë-Kosovë vëllai ka dashtë me m’i hekë flokët. Ju thash që kam me dalë prej shtëpisë krejt dhe mos më lypni as me Polici, lërmëni rahat”, ka shpjeguar ajo.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net