Një ditë para samitit BE-Balkan partia më e madhe opozitare gjermane po e rrit presionin ndaj qeverisë mbi Ballkanin Perëndimor. Grupi parlamentar i Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag ka paraqitur një mocion në parlamentin gjerman i cili diskutohet sot, 22.06, në plenum. Deputetët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të arrijë në BE një perspektivë “të shpejtë, të qartë, të besueshme dhe progres të prekshëm” për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ” në BE.