Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Buzhala: Klanin s’po duan ta mbyllin për arsye parimore por me ua mshelë gojën mediave tjera

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar sërish për rastin e Klan Kosovës, duke thënë se nuk po duan ta mbyllin për arsye parimore, por sipas tij, për t’ua mbyllur gojën mediave tjera.

Ai tha se qeveria po do t’i frikësojë mediat e t’i disiplinojë, teksa bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme që organizohet nga AGK-ja.

“Në ora 12, nën organizimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, protestohet në qendër të Prishtinës. Qaty kah bishti i protestës jam edhe unë me stafin e Nacionales”.

“Kjo është protestë e gazetarëve dhe shoqërisë civile, është simbolike, jo gjithëpopullore. Këta të pushtetit mos të lodhen me foto që pastaj të thonë he he he sa pak dolën, se i bojmë na vetë fotot dhe i publikojmë”,tha Buzhala.

“Pytja ime për ta është: Pse po merakoseni? Në fakt, unë e falënderoj publikisht Armend Mujën, që na i vërtetoi dy sene që na jemi duke i thënë qe 1 muaj: Çështjen e pronësisë së mediave duhet me e rregullu KPM-ja dhe askusht tjetër. KPM i ka të gjitha mjetet me i rregullu dhe monitoru mediat. Normalisht, pyetja ëshë qysh i mori dokumentet Armendi nga KPM-ja”, tha ai.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net