Disidenti
Lajme

Burri i Shkurte Fejzës u godit nga një veturë, Policia jep detajet e fundit

0Shares

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Prizren, ku për pasojë një veturë ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali. Siç mësohet, viktima është Hajrush Behluli, burri i këngëtares Shkurte Fejza, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se deri te aksidenti kishte ardhur teksa këmbësori ishte duke kaluar rrugën, për t’u goditur më pas nga automjeti.

Tutje bëhet e ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë, teksa Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe me urdhër të Prokurorit rasti është proceduar me procedurë të rregullt.

Për aksidentin u deklarua edhe vajza e tyre, Gresa Behluli e cila tha se babai i saj është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit teksa gjendja shëndetësore është stabile.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net