Disidenti
Lajme

Bulliqi: I mituri që e goditi me veturë dhe shkop 18-vjeçarin, i ka nëntë vepra penale në Polici

0Shares

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur lidhur me të kaluarën e të rinjve që sulmuan 18-vjeçarin i cili edhe vdiç si pasojë e plagëve të marra.

I dyshuari kryesor për vrasjen e Lulzimit, ka pasur 9 vepra penale në Polici më herët.

“Njeri nga ta, është me nëntë vepra penale, i njëjti që e ka goditur viktimën me makine dhe pastaj me shkop. I dyti që është bashkëpjesëmarrës, nuk ka ndonjë rast apo vepër për organet e rendit”, ka thënë Bulliqi.

Gjithashtu ai ka njoftuar se njëri nga të rinjtë ka braktisur shkollën.

“Njëri nga individët ka qenë nxënës i shkollës, ndërsa tjetri e ka braktisë shkollën, për shkak të problemeve që i bërë brenda oborrit të objektit të shkollës”, shton Bulliqi.

Ndërkaq lidhur me raportin e policisë që ka dal të jetë ndryshe prej pamjeve të publikuara nga vendi i ngjarjes, Bulliqi ka refuzuar të flas me arsyetimin se nuk jep deklarata për siguri.

Këto deklarata ai i bëri në një konferencë për shtyp, pas një mbledhje të jashtëzakonshme ku u diskutua gjendja e sigurisë së kësaj komune.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net