Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Broja mungon në dy ndeshjet e Shqipërisë

Gjatë konferencës së ditës së sotme, Federik Veseli u shpreh se kombëtarja në ndeshjen ndaj Anglisë do të vuajë mungesën e Armando Brojës.

Së fundmi, është sqaruar se sulmuesi i talentuar ende nuk i është bashkuar kuqezinjve si pasojë e një problemi në kavilje.

Aktualisht, Broja është duke bërë disa ekzaminime me stafin e Southhampton, ndërsa pritet përgjigja e analizave për të kuptuar nëse lojtari do të jetë i gatshëm për të qenë i grumbulluar.

Gjithsesi, në stafin e kombëtares janë besimplotë se Broja do të jetë i gatshëm dhe në këtë formë mund të vihet rregullisht nën urdhrat e trajneri Edy Reja.Kështu, nëse gjithçka shkon sipas planit, Broja nuk do të udhëtojë për në Shqipëri, por do ta presë kombëtaren në Londër.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net