Disidenti
Lajme

Blero flet për ndeshjet e Kosovës: Defektin e shoh te trajneri

0Shares

Kosova pas humbjes ndaj Greqisë, ka humbur mundësinë për vendin e parë në grupin 2 të Ligës C.

Për këtë humbje ka folur edhe këngëtari i njohur, Blero Muharremi, i cili është shprehur se defektin për momentin e sheh te trajneri.

“Nuk e di sa e ka studiuar ekipin tonë para se të vjen selektor, nuk e di sa ka pasë kohë selektori për me i njohë lojtarët, por për momentin nuk po duket mirë, defekti për momentin e shoh te selektori”, është shprehur Muharremi për Klan Kosova.

Tutje, Muharemi theksoi se ka disa lojtarë, që sipas tij nuk po e japin maksimumin kur luajnë për Kosovën.

“Kemi edhe disa lojtarë që nuk po e japin maksimumin, njëjtë si në ekipet e tyre ku luajnë, mendoj që kur e vesh fanellën e Kosovës, duhet të jesh krenar dhe me lënë shpirtin në fushë”, shtoi ai.

Derisa, këngëtari potencoi se duhet t’u jepet mundësi edhe lojtarëve të Superligës së Kosovës.

“Pavarësisht rëndësisë së lojës, duhet me pasë një shpresë lojtarët e Superligës që një ditë do të luajnë në kombëtare”.

Kosova këtë muaj zhvilloi katër ndeshje, ku shënoi fitore ndaj Qipros dhe Irlandës së Veriut, derisa humbi dy ndeshje ndaj Greqisë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net