Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Blerim Latifi për tubimet e partive në diasporë: Punë me mend, së shpejti krejt elektorati do të jetë atje

Profesori i filozofisë politike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi ka shkruar për angazhimin e partive politike për të konsoliduar degët dhe mobilizuar elektoratin në diasporë.

Për këtë angazhim të ri, sidomos për LDK-në e PDK-në, Latifi me ironi ka thënë se është “punë me mend”, sepse së shpejti i gjithë elektorati i Kosovës do të ndodhet në diasporë.

Latifi ka aluduar në emigrimin masiv dhe të vazhdueshëm të kosovarëve drejt mërgimit.

“Paskan dalë partitë nëpër diasporë me i konsolidu degët e tyre atje. Definitivisht punë me mend, sepse qysh janë duke shku punët këtu në Kosovë nuk do të jetë e largët dita kur krejt elektorati kosovar në diasporë do të ndodhet. Ndërsa degët e partive këtu do jenë vetëm seksione të degëve në diasporë.”, ka shkruar Latifi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net