Disidenti
Lajme

Bien temperaturat, rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh, ja parashikimi i motit gjatë javës

0Shares

Gjatë ditëve të para të kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave më të ftohta, si pasojë e një cikloni i cili gjendet mbi Itali, duke sjellur reshje më intensive dhe më të përhapura, jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetet e tjera të Ballkanit.

Pra, dita e sotme dhe ajo e martë, do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa kryesisht orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Gjithashtu, në ato zona ku ka rryma ngjitëse më intensive, pritet të ketë edhe breshër, kryesisht të vogël. Temperaturat do të pësojnë ulje, e sidomos pas reshjeve.

Edhe të mërkurën parashihet mot me diell e vranësira, ndërsa lokalisht priten rrebeshe të izoluara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Në pjesën e dytë të javës, veçanërisht nga dita e premte, priten intervale më të gjata me diell, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara në zona të caktuara. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë ngritje graduale por jo në vlera shumë të larta.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme gjatë ditëve të para të kësaj jave, me shpejtësi prej 15-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 33°C. /MeteoKosova/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net