Disidenti
Lajme

Bidenit i kërkohet ta njohë gjenocidin e Serbisë në Kosovë

0Shares

Tashmë zyrtarisht, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, masakra e Perandorisë Osmane mbi popullin armen gjatë Luftës së Parë Botërore, njihet si gjenocid.

Por një vendim të tillë, Presidentit Joe Biden po i kërkohet ta marrë edhe ndaj një krimi tjetër, të kryer shumë më vonë nga serbët.

“Njësoj siç është bërë njohja e gjenocidit ndaj armenëve, të bëhet edhe njohja e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë të ndodhur para dy dekadash”, thotë Adnan Asllani, zëvendëskryetar në Qendrën “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, njofton Klan Kosova.

Asllani konsideron se Biden është presidenti i duhur për ta njohur gjenocidin e kryer mbi shqiptarët, për shkak të lidhjes së tij me Kosovën.

Madje edhe koha është e përshtatshme.

“Dëshmitarët e kësaj ngjarje janë akoma gjallë. Edhe ata që e kanë ndalur këtë gjenocid, pra protagonistët e shteteve demokratike që kanë intervenuar”, shton ai.

Ky konsideron që fokusi mbi këtë temë të intensifikohet nga politikanët në Prishtinë.

“Këtë gjë çdoherë ta hedhin në tavolinë, qoftë të bisedimeve, qoftë të takimeve me ndërkombëtarët”, deklaron Asllani.

Padinë për gjenocid e ka përmendur disa herë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, por që një gjë e tillë ende nuk është përpiluar.

Për më tepër, qeveria kosovare më 2018 e kishte shuar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net